Legjenda e jazz-it ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare

Legjenda e jazz-it ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare

Dama Cleo Laine, këngëtarja e famshme britanike e jazz-it ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Laine u nda nga jeta paqësisht, e rrethuar nga familja e saj, sipas një deklarate zyrtare nga fëmijët. “Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të nënës sonë të dashur, Cleo”, u shprehën Jacqui dhe Alec Dankworth. “Ajo solli kaq shumë muzikë dhe dritë në botë dhe jetët tona. Kërkojmë privatësi ndërsa e kujtojmë me dashuri dhe mirënjohje.” Përgjatë karrierës së saj prej tetë dekadash, Dama Cleo u kthye në një zë të rëndësishëm të jazz-it britanik, e adhuruar për timbrin, improvizimin dhe dramacitetin.