Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Berishës, duhet një riorganizim

Lefter Maliqi: Jam kundër dorëheqjes së Berishës, duhet një riorganizim

Kandidati opozitar në zgjedhjet e 11 Majit, Lefter Maliqi, reagoi me një postim online duke bërë thirrje për riorganizimin e PD-së. Ai tha se është kundër dorëheqjes së liderit Sali Berisha, duke shtuar se ai është në mision për votën e lirë. “Jam kundra zërave për dorëheqjes së liderit Berisha, i cili është në mision për votën e lirë dhe fitoren e opozitës kundër masakrës elektorale. Jam pro riorganizimit, analizës dhe dorëheqjes së disa drejtuesve politikë në qarqe si pjesë e dështimit!” shkruan Maliqi.
Burimi: Syri.net