Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lefter Koka lë përkohësisht qelinë, i miratohen 8 orë leje
Ish-ministrit Lefter Koka i është miratuar leje e kufizuar për t’u liruar nga qelia ditën e sotme nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Kjo leje është firmosur nga Ministri i Drejtësisë, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe kreu i burgut të Durrësit. Sipas tvklan, mësohet se shkak për lejen e kufizuar është arsye familjare, pasi e ëma është sëmurë. Mësohet se ai është shoqëruar nga forca të shumta policore. Kujtojmë se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, mbahet në qeli prej dhjetorit të vitit 2021 për çështjen e inceneratorëve. Ai u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Elbasanit. Ndërsa për atë të Tiranës ai është dënuar me 2 vite heqje lirie. Sa i përket inceneratorit të Fierit, ku Koka akuzohet...