Ledia Xhoga, autorja shqiptaro-amerikane në garë për çmimin “Booker Prize 2025”

Ledia Xhoga, autorja shqiptaro-amerikane në garë për çmimin “Booker Prize 2025”

Shkrimtarja shqiptaro-amerikane Ledia Xhoga është përfshirë në listën e gjatë të pretendentëve për çmimin prestigjioz “Booker Prize 2025”, me romanin e saj të parë “Keqinterpretimi” (Misinterpretation). Ky është një nga vetëm dy romane debutuese që konkurrojnë këtë vit për çmimin me vlerë 50,000 £ (rreth 67,000 dollarë amerikanë), dhe përfaqëson një moment të veçantë për letërsinë shqiptare në skenën ndërkombëtare.Romani i Xhogës është vendosur në Nju Jorkun e sotëm dhe ndjek historinë e një përkthyeseje shqiptare, e cila pranon me ngurrim të përkthejë gjatë seancave terapeutike të Alfredit, një të mbijetuar torture nga Kosova. Pavarësisht paralajmërimeve të burrit të saj,...