Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Leao zbulon skuadrën e preferuar, por Milani prish planet me shifrën që kërkon
👁6342
19 Maj 2025 17:05 Telesport Rafael Leao ëndërron që t’i bashkohet Barcelonës këtë verë. Lajmi raportohet nga El Nacional, sipas së cilës sulmuesi portugez i Milanit e sheh këtë verë si momentin ideal për të bërë hapin e madh në karrierë. Ai mendon se Barcelona është skuadra e duhur për t’u rritur. Leao mezi pret të luajë me yje si Lamine Yamal, Pedri, Gavi dhe Frenkie de Jong. Problemi është Milani. Edhe pse presidenti Joan Laporta e pëlqen shumë portugezin, ai nuk mund të paguajë aq sa kërkon klubi italian. “Djalli” raportohet se kërkon 70 mln euro.