Lazio e Gattuso-s “zhbllokohet” në pjesën e dytë dhe bën më së miri detyrën ndaj Parmës (video)

Lazio e Gattuso-s “zhbllokohet” në pjesën e dytë dhe bën më së miri detyrën ndaj Parmës (video)

24 Tetor 2026 22:41 Telesport Lazio ka marrë fitoren e katërt rresht në Serie A, pasi mundi Parmën 2-1 në “Olimpico”, në sfidën e vlefshme për javën e tetë në Serie A. Bardhekaltrit gjetën fillimisht golin në minutën e 41-të me Gustav Isaksen, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 0-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 50-të, ku holandezi Kenneth Taylor shënoi me një goditje të shpejtë me të majtën, në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e 58-të, Diego Carlos i pafat shtyu në rrjetën e tij topin e futur në zonë nga Nuno Tavares. Parma ngushton shifrat në minutat shtesë me 18-vjeçarin Simone Lontani, por nuk ka më kohë për më shumë. Lazio fiton 2-1 dhe...