Lazio bën detyrën ndaj Monza dhe nuk i ndahet Interit në krye. Nuno Tavares shënon golin më të bukur të javës (video)
Lazio e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka marrë fitoren e radhës në kampionat, pasi mundi 3-1 Monza-n në sfidën e luajtur në “Olimpico”, që është e vlefshme për javën e gjashtë në Serie A. Sfida në “Olimpico” u zhbllokua që në minutën e 3-të, ku Nuno Tavares shënoi një gol spektakolar me një goditje të fuqishme me të majtën nga distanca. Në minutën e 23-të, danezi Gustav Isaksen dyfishon shifrat, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës, pas asistit të Tijjani Noslin. Në minutën e 35-të, gjërat në fushë vështirësohen akoma edhe më shumë për Monza-n, pas kartonit të kuq të Lorenzo Lucchesi, pas ndërhryjes së tij ndaj lojtarit të fundit, Noslin, gjatë një kundërsulmi të lazialëve. Pjesa e parë mbyllet 2-0...
Burimi:
telesport.al