Lavrov akuza Francës: Keni dislokuar trupa ushtarake në Ukrainë! Reagon Parisi: Deklarata absurde!

Lavrov akuza Francës: Keni dislokuar trupa ushtarake në Ukrainë! Reagon Parisi: Deklarata absurde!

Rusia akuzoi sot Francën për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në luftë, duke pretenduar se ka dijeni për dislokimin e trupave franceze në Ukrainë dhe duke i dërguar një paralajmërim Parisit. Franca i hodhi poshtë duke i cilësuar si absurde akuzat e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se ushtarët e saj po luftojnë kundër Moskës, duke sqaruar se në Ukrainë ndodhet vetëm një kontingjent shumë i kufizuar për trajnim dhe mirëmbajtje të pajisjeve ushtarake, pa asnjë rol luftarak. Paralelisht me përplasjen diplomatike, situata në terren është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Rreth 800 dronë u lëshuan drejt Moskës gjatë natës, ndërsa sulmet ukrainase me dronë dhe raketa në Krime shkaktuan dy viktima dhe shembën një pjesë të urës strategjike të Kerçit që lidh gadishullin me...