“Largoni rraqet”/ 350 njoftime në Shkodër, një pjesë e banorëve në anë të rrugës nisin të largohen në distancën e kërkuar

“Largoni rraqet”/ 350 njoftime në Shkodër, një pjesë e banorëve në anë të rrugës nisin të largohen në distancën e kërkuar

Rreth 350 procesverbale i janë dorëzuar qytetarëve në dy anët e rrugës nga Hani i Hotit në Shkodër dhe nga Shkodra deri në Mabe, në aksin drejt Lezhës, për të liruar hapësirat publike të zëna përgjatë këtyre dy akseve të rëndësishme kombëtare. Ato janë biznese, shtëpi, rrethime banesash, tabela reklamash e çdo material tjetër që cënon sigurinë rrugore. Procesverbalet janë shpërndare për të gjitha objektet që ndodhen brenda një distance prej 6 metrash nga aksi rrugor, distancë kjo që parashikohet nga kriteret e sigurisë për rrugët e kategorisë C – në këtë rast, për dy segmentet nga Hani i Hotit...