Largohet nga drejtimi i konvikteve të Tiranës, Olsi Shahini

Largohet nga drejtimi i konvikteve të Tiranës, Olsi Shahini

Olsi Shahini TIRANË-Olsi Shahini është liruar nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 në Tiranë. Në vend të tij është emëruar Glindxhet Madhi, i cili merr drejtimin e institucionit përgjegjës për akomodimin e studentëve.  Largimi i tij vjen dy ditë pasi në media u raportua se në konviktet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kamëz, ku godinat e ndërtuara për rreth 30 milionë euro nga fondet publike për strehimin e studentëve shqiparë dyshohet se po përdoren për të akomoduar punëtorët e huaj të ardhur nga India, Afrika e Vietanami.  Sipas investigimit të 'Fiks Fare', marrëveshjet janë firmosur nga drejtori Olsi Shahini, i cili ka firmosur përdorimin e godinave për punëtorët e huaj, përveç studentëve. Ndërsa pretendohet se këto marrëveshje janë...