Largimi i Silvio Gonzatos, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e delegacionit të BE-së në Tiranë! Kush është ambasadorja e re
Sofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri. Diplomatja portugeze pritet të dorëzojë sot (2 shtator) letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht mandatin e saj në Tiranë. Moreira de Sousa pason në këtë post italianin Silvio Gonzato, i cili ka qenë në krye të Delegacionit të BE-së në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Emërimi i diplomates portugeze në Tiranë vjen pas një karriere të gjatë në institucionet europiane dhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ku ajo ka mbajtur disa poste të rëndësishme. Përpara ardhjes në Shqipëri, Moreira de Sousa drejtoi Përfaqësinë e Komisionit Europian në Portugali, detyrë të cilën e mori në shtator 2021. Ajo ka shërbyer gjithashtu si ambasadore e BE-së dhe shefe e...
Burimi:
javanews.al