Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj analizon vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun e Fierit, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Erion Veliaj. Lapaj ka hedhur një deklaratë të fortë mbi situatën e Veliajt, duke u shprehur se, sipas tij, alternativa e vetme që i ka mbetur kryebashkiakut është të bashkëpunojë me drejtësinë. ”Unë nuk kam mbështetur, por persekutimi që i është bërë Ilir Metës nuk i është bërë njeriut. Veliaj është bashkautor i këtij sistemi, e ka mbështetur pa kushte Edi Ramën. Madje ka udhëhequr proceset, ka bërë gjithçka që Rama të vijë në këtë pikë. Sistemi monstruoz ka filluar të hajë këmbët e veta. Kur çahet banda, grupimi më i fortë imponohet dhe fillon eliminimi. Së pari, eliminimi politik,...