Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lapaj shton “presionin”, kandidatja e tij tërhiqet nga dorëheqja, e gatshme të marrë mandatin
Kleana Xhuveli, e cila në zgjedhjet e 11 majit kandidoi krah Adriatik Lapajt me “Nisma Bëhet”, ka vendosur të tërhiqet nga vendimi i mëparshëm i dorëheqjes. Ajo ishte e katërta në listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës, teksa më parë kishte kërkuar të tërhiqej. Me anë të një letre, ajo ka shprehur edhe arsyet që e shtynë të ndryshojë mendje. Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet” është përfshirë nga një përplasje e brendshme, për një mandat të vetëm, të fituar në zgjedhjet e 11 majit.