Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lapaj kërkon mandatin e deputetit, shqyrtohet në KAS kërkesa e “Shqipëria Bëhet”
Ka nisur në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) shqyrtimi i ankesës së Adriatik Lapajt. Ky i fundit kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”. Ilirjan Celibashi ka vendosur që mandati t’i kalojë kandidates së katërt në listën e mbyllur, Kleana Xhuveli, e cila është kushërira e Lapajt. Por kreu i koalicionit kërkon që të njihen në bllok dorëheqjet e kandidatëve në listën e mbyllur, duke pretenduar se mandati i takon atij.