Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
👁7764
Kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka denoncuar mbrëmjen e sotme një kërcënim me armë që sipas tij është bërë ndaj kandidates për deputete, Valbona Myhedin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lapaj tregon se kandidatja ka qenë duke zhvilluar takime me qytetarët në lagjen nr. 8, në shkollën Eftali Koçi ku po ndante programin elektoral. Lapaj e cilëson ngjarjen një akt burracak, teksa paralajmëron se ky rast nuk do të kalojë në heshtje. Postimi i plotë: “Pak minuta më parë, anëtarë të krimit të organizuar në Durrës kanë kërcënuar me armë kandidaten tonë Valbona Myhedin dhe aktivistët...