Lamallari: Besa, korrektësia dhe prania besnike pranë qytetarit janë standardi që duhet të udhëheqë çdo uniformë
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e Illyrian Guard, ku u diskutua bashkërendimi i punës për një standard më të lartë shërbimi. Për ministrin Lamallari, siguria nuk është vetëm prani fizike, por është besim, përgjegjësi dhe gatishmëri për të qenë aty ku qytetari dhe institucionet kanë nevojë. Lamallari theksoi se besa, korrektësia dhe prania besnike pranë qytetarit janë standardi që duhet të udhëheqë çdo uniformë që mban përgjegjësi për sigurinë në institucionet publike. Postimi: Në takimin me drejtuesit e Illyrian Guard diskutuam për bashkërendimin e punës për një standard më të lartë shërbimi. Siguria nuk është vetëm prani fizike, por është besim, përgjegjësi dhe gatishmëri për të qenë aty ku qytetari dhe institucionet kanë nevojë. Besa, korrektësia...
Burimi:
vizionplus.tv