Burimi:
Telesport.al

Lakers fitojnë me Doncic, Oklahoma mbron kreun në NBA, humbasin Boston e Golden State
👁10864
Skuadra e Lakers rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 112-97 në fushën e Dallas. Doncic realizoi 45 pikë ndaj ish-ekipit të tij dy muaj më parë. Fiton edhe skuadra e Toronto, që falë 23 pikëve të Roden mundi 126-96 Charlotte. Zhgënjejnë kampionët në fuqi të Boston, që u mundën 96-76 nga Orlando, sfidë ku u dallua Wagner me 23 pikë. Fitore të rëndësishme korri Chicago, që mundi 119-111 Miami, ndeshje ku të gjithë titullarët e Bulls realizuan mbi 17 pikë. Oklahoma vijon të jetë lider në NBA, duke fituar edhe sot, 125-112 në fushën e Phoenix. Jalen Williams me...