Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

Ish-futbollisti i akademisë së Manchester City dhe ish-kapiteni i Anglisë U-18, Courtney Meppen-Walter, ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar ish-klubi i tij, Bury FC, përmes një deklarate në rrjetet sociale. “Jemi thellësisht të trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Courtney Meppen-Walter, në moshën 32-vjeçare. Mendimet dhe ngushëllimet e të gjithëve në Bury FC janë me familjen dhe miqtë e tij në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë”, thuhet në deklaratën e klubit. Meppen-Walter ishte mbrojtës dhe konsiderohej një prej talenteve të Manchester City në moshat e reja. Ai mbajti gjithashtu shiritin e kapitenit të Anglisë U-18. Gjatë karrierës së tij, ai luajti për disa klube angleze, mes tyre Carlisle United, Stockport County, Chorley, Telford United, Nantwich Town dhe...