Lajm i mirë për udhëtarët në aeroportet italiane, rikthehet lejimi i lëngjeve pa kufizim në bagazhin e dorës

Lajm i mirë për udhëtarët në aeroportet italiane, rikthehet lejimi i lëngjeve pa kufizim në bagazhin e dorës

Në aeroportet më të mëdha të Italisë, udhëtarët do të mund të mbajnë sërish në bagazhin e dorës, pa pasur nevojë t’i nxjerrin jashtë, shishe uji, parfume, verë madje edhe vaj ulliri me përmasa të mëdha. Kjo bëhet e mundur falë rikthimit në funksion të plotë të skanerëve të teknologjisë së fundit, të cilët kishin qenë të pezulluar përkohësisht që nga viti i kaluar për arsye sigurie. Sipas burimeve të Corriere della Sera, rifunksionalizimi i këtyre pajisjeve pritet të nisë nga fundi i korrikut ose fillimi i gushtit, duke i dhënë fund kufizimit prej 100 ml për lëngjet në bagazhet...