Lajm i mirë për të punësuarit/ Rritet paga mesatare, ja sa është!
Rriten pagat në Maqedoninë e Veriut, paga mesatare neto arrin në 48.499 denarë Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje gjatë korrikut 2026, duke arritur në 48.499 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS). Krahasuar me korrikun e vitit 2025, paga mesatare mujore neto për punonjës është rritur me 7.1%. Sipas të dhënave zyrtare, rritja është ndikuar kryesisht nga shtimi i pagave mesatare në disa sektorë të ekonomisë. Rritjet më të larta vjetore janë regjistruar në: Aktivitetet financiare dhe të sigurimeve: 10.7%;Furnizimi me ujë, menaxhimi i mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit: 10.4%;Aktivitetet e pasurive të paluajtshme: 9.6%. Ndërkohë, krahasuar me muajin qershor 2026, rritje e pagës mesatare mujore neto është evidentuar edhe në disa sektorë...
Burimi:
lajme.al