Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
LaCivita “trumpizon” Berishën, doktori me kapele në fushatë si presidenti i SHBA
👁4969
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte këtë të premte në Kamëz për të prezantuar kandidatët për deputetë të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Në Kamëz duket se Berisha zgjodhi të zbatojë këshillat e para të konsulentit elektoral, Chris LaCivita, për të ripërtërirë mazhin e një politikani 80-vjeçar, që 12 vite më parë u rrëzua nga pushteti me 1 milion vota nga populli shqiptar. Për herë të parë, Berisha u shfaq para militantëve demokratë në Kamez me një kapele që kishte të qepur numrin 1, i cili është numri i PD-ASHM në fletën e votimit më 11 maj.