La monopatinën në trotuar…/ Nga Raiffaisen Bank personi i maskuar me armë mori dy kuti me para
Një person i maskuar është shfaqur me monopatinë në dyert e bankës së nivelit të dyrë Raiffaisen në kompleksin “Kika” në Komunën e Parisit në Tiranë. Lë monopatinën në trotuar dhe o drejtohet rojes së bankës duke e kërcënuar me një send në dukje armë zjarri. Ai kërcënon punonjësit e bankës dhe i drejtohet arkës, ku nën kërcënimin e armës, merr dy kuti me para. Ende nuk është përcaktuar vlera e parave që është grabitur, ndërsa autori del nga banka, merr monopatinën dhe largohet në drejtim të “Stadiumit Dinamo”. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kqyr kamerat e sigurisë së bankës por edhe të rrugëve që ka përshkuar autori me qëllim ndjekjen e lëvizjeve që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e tij./...
Burimi:
syri.net