“Ky mish-mash nuk ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”/ Rama për protestat: Askush nuk i jep mandatet përveç sovranit
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat në Tiranë, duke kritikuar dhunën dhe duke theksuar se askush nuk mund të flasë në emër të popullit pa një mandat nga sovrani. Në fjalën e tij, Rama u ndal te liria, bashkëjetesa demokratike dhe e drejta e qytetarëve për të lëvizur të lirë, pa u penguar nga protestat e dhunshme. “Kur them të gjithë, nuk kam parasysh veten, qeverinë dhe shumicën parlamentare, por të gjithë. Të gjithë ata që nuk janë pjesë e kësaj turme që përcjell frikë. Kam parasysh edhe ata që nuk më duan mua kryeministër, por duan të lëvizin lirisht në këtë qytet. Të çojnë fëmijët në shkolla, të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës së tyre, pa u...
Burimi:
ntv.al