Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Dhërmi, duke luajtur volejboll (Foto)
Në foton e mësipërme është 20-vjeçari Anid Hoxha nga Rahoveci i Kosovës, i cili humbi jetën ditën e djeshme duke luajtur volejboll në Dhërmi. I riu kishte ardhur me shoqërinë për psuhime në Shqipëri, teksa sipas Policisë, dyshohet se ai humbi jetën për shkaqe natyrale. “Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij”, njofton policia. Autopsia mjekoligjore për rastin...