“Ky do jetë viti im”- Ardon Jashari: Nuk kam menduar të lë Milanin për Juventusin!
Ardon Jashari nuk është një nga blerjet e Milanit në merkaton e vitit 2026, megjithatë ai mund të konsiderohet pothuajse si një blerje e re, duke pasur parasysh sezonin e tij të vështirë të vitit të kaluar. Mesfushori flet për situatën te Milani: marrëdhënia me Rúben Amorim, prapaskenat e transferimit që përfshinin Juventusin dhe dëshira për shpagim. Mesfushori 24-vjeçar deklaroi në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, para ndeshjes së të dielës në mbrëmje në transfertë kundër Juventusit: “Jemi gati për ndeshjen e parë të madhe. E nisëm mirë sezonin me dy fitore të rëndësishme; të shkosh në Torino për një ndeshje të madhe duke pasur tashmë gjashtë pikë është më mirë sesa të shkosh atje pasi ke barazuar në dy ndeshjet e para....
Burimi:
javanews.al