Kuvendi miraton me 77 vota përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 4-5 yje, përjashtohet uji i ambalazhuar nga TVSH-ja 6%
Kuvendi rrëzoi pas mesnate me shumicë votash 4 amendamente të deputetes demokrate Jorida Tabaku, ndërkohë që miratoi me 77 vota amendamentin e deputetes socialiste Brisejda Çakërri, për përjashtimin nga tatimi mbi fitimin të gjitha investimet me status special në hotelet më 4 dhe 5 yje. Pra përjashtohen për 10 vite nga tatimi mbi të ardhurat korporative i entiteteve që operojnë në struktura akomoduese, hotele restorte me 4-5 yje me status special që zotërojnë marka ndërkombëtar. Përjashtimi zbatohet për strukturat që marrin status special deri në dhjetor 2029. Ndërkohë për këtë amendament, deputetja Jorida Tabaku reagoi ashpër, duke thënë se nuk ishte bërë transparent. Ajo e cilësoi amendamentin një nga ato ‘ligje special të qepura për klientët e pushtetit’. “Ka një muaj që diskutohet buxheti në...
Burimi:
javanews.al