Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuvendi mbyll “derën” e legjislaturës së 10-të/ Sot seanca e fundit plenare, deputetët drejt pushimeve
Sot parlamenti do të zhvillojë seancën e fundit plenare të legjislaturës së 10-të. Deputetët do të vazhdojnë të mbajnë mandatin deri në shtator, kur do të konstituohet legjislatura e te, por nga java e ardhshme nuk do të kenë më ‘fuqi’ për të miratuar ligje. Seanca nis në orën 10:00 dhe në rend dite është janë një sërë projektligjesh, mes tyre Strategjia Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja, e cila mori “Ok” pak ditë më parë në Komisionin për Dezinformimin, si dhe akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Po ashtu, në rend dite është edhe raporti vjetor i Këshillit Kombëtar...