Kuvendi i rrethuar nga Policia/ Protestueset përballen me deputeten e PS-së në qendrën tregtare: Hajdute
Sot nis sesioni i ri parlamentar, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara të sigurisë në zonën përreth Kuvendit, duke vendosur një kordon të gjerë policor. Në përpjekje për të shmangur turmën dhe për të vijuar rrugën drejt Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka zgjedhur të kalojë përmes qendrës tregtare Toptani. Deputetja është përballur me protestueset, të cilat e kanë ndjekur dhe i kanë drejtuar thirrje të forta. Mes tyre është dëgjuar edhe thirrja “Hajdute!”. Përplasja verbale ka ndodhur në ambientet e qendrës tregtare, ndërsa deputetja ka vijuar rrugën drejt Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca e parë e sesionit të ri parlamentar. “Hajdute! Mos fol në emër të grave! Ti nuk je mbrojtësja e grave! Ti nuk i përfaqëson gratë!...
Burimi:
kohajone.com