Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kuvend burrash” në Theth, kërcënojnë: Do i mbrojmë me gjak kullat, nuk ndalemi
Fadromat e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) vijojnë për të shtatën ditë radhazi prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Thethit. Deri më tani, sipas burimeve zyrtare, janë shembur 70 objekte që nuk dispononin dokumentacion të rregullt ndërtimi. Ndërhyrja e IKMT-së ka sjellë jo pak tension në zonë. Një ditë më parë, situata eskaloi kur një grup personash tentuan të digjnin një urë dhe hodhën bomba molotov në drejtim të një prej fadromave, duke rrezikuar jetën e punonjësve. Si pasojë e këtij incidenti, gjatë së shtunës është shtuar ndjeshëm prania e Policisë së Shtetit në territor....