Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe duke e kthyer çështjen për rishqyrtim në këtë gjykatë. Vendimi është marrë me shumicë votash, pas shqyrtimit të kërkesës së Berishës për shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe Gjykatës së Lartë, të cilat ai i kishte kundërshtuar si të papajtueshme me Kushtetutën. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të datës 22 prill 2025, si të papajtueshëm me Kushtetutën, si dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Kujtojmë se një ditë më parë, tetë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese u mblodhën për të shqyrtuar...