Kushtet e Kroacisë për Malin e Zi, zbulohen 8 kërkesat e Zagrebit përpara integrimit
Kroacia ka tetë kushte për anëtarësimin e Malit të Zi në union. Zagrebi i ka dërguar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian një dokument ku paraqet qëndrimin e saj për çështjet e pazgjidhura me Podgoricën. Një pjesë e kërkesave lidhen drejtpërdrejt me mbylljen e kapitujve negociues 23 dhe 31, që përfshijnë gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si dhe politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes. Shumica e çështjeve të ngritura nga Kroacia lidhen me pasojat e luftërave të viteve 1990 mes tyre: dëmshpërblimi i personave të mbajtur në kampin e Morinjit, (vendi ku u mbajtën 300 shtetas kroat), ruajtja e pllakës përkujtimore në Morinj, Ndryshimi i emrit të pishinës së qytetit në Kotor (sipas palës kroate ajo mban emrin e rojës në kampin famëkeq), zbardhjen...
Burimi:
javanews.al