Kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin, temperaturat deri ne 36 gradë! Ja parashikimi i motit për sot

Kushte të qëndrueshme atmosferike në të gjithë vendin, temperaturat deri ne 36 gradë! Ja parashikimi i motit për sot

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare kalimtare parashikohen nga mesdita deri në orët e pasdites, kryesisht në zonat kodrinore-malore. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, do të arrijë herë pas here deri në 10-18 m/s. Deti do të jetë i valëzuar, me forcë 2 deri në 4 ballë.