“Kush ua dha këtë të drejtë?”- KLGJ e KLP i rritën rrogat vetes, ish-deputeti i PD: Mbi cilën bazë e bënë? Turp institucional, çfarë reforme komike paskemi bërë
Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho, njëherësh ish-nënkryetar i PD dhe nënkryetar Parlamenti, ka reaguar sot ashpër (5 shtator) për konfliktin më të fundit institucional, ku magjistratët duke sfiduar Kuvendin i kanë rritur pagat vetes. Ai kritikoi KLGJ dhe KLP duke e cilësuar vendimin e tyre si “turp institucional”. Spaho ngre edhe pyetjen ligjore se “mbi cilën bazë e morën vendimin”? Madje ndan mendimin në një postim të tij në rrjetin social, se ky akt tregon se “është bërë një reformë komike në drejtësi”. Postimi i plotë i Edmond Spahos: “Kam ndjekur me shumë interes lojën e luftërave midis Qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, në insistimin e këtyre të fundit për të rritur pagat mbi koeficientët që përcakton tabela kombëtare e pagave për të gjitha institucionet e...
Burimi:
javanews.al