Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si një forcë e pamëshirshme e natyrës. Por një studio arkitekturore nga Islanda, “S.AP Arkitektar”, po propozon një qasje krejt të re: ta shndërrojë lavën nga kërcënim, në burim të qëndrueshëm ndërtimi. Kjo ide e guximshme, e titulluar “Lavaforming”, është prezantuar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia dhe parashikon që në të ardhmen e afërt, ndoshta në vitin 2150, teknologjia do të mundësojë ndërtimin e qyteteve të tëra duke përdorur lavën në formën e saj të shkrirë. Studioja është themeluar nga Arnhildur...