‘Kush po e drejton Bashkinë?’, Teliti: Këshilltarët socialistë duan Veliajn në Këshill, jo qytetarët e Tiranës
Në një intervistë në edicionin e pasdites në Syri TV, Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, denoncoi përpjekjet e këshilltarëve socialistë për të përdorur mbledhjen e Këshillit Bashkiak për rikthimin e Erion Veliajt në skenën politike.Teliti tha se në vend që të dëgjohen qytetarët për ndryshimet e reformës territoriale-administrative, mazhoranca kërkon të dëgjojë vetëm Veliajn, duke kërkuar që banorët e Kombinatit, Qendrës, Kinostudios, Vaqarrit, Kasharit, Pezës, Ndroqit dhe Farkës të pyeten drejtpërdrejt për problematikat dhe nevojat e tyre.Teliti kritikoi gjithashtu vonesën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak dhe miratimin me vonesë të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.Ai ngriti pikëpyetje mbi funksionimin e Bashkisë së Tiranës dhe se kush po firmos aktualisht aktet dhe kontratat e institucionit, ndërsa Erion Veliaj ndodhet në paraburgim.Teliti u...
Burimi:
syri.net