Kush paguan për Hashim Thaçin në Hagë?

Kush paguan për Hashim Thaçin në Hagë?

Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka thënë më 24 korrik se i ka ndarë në total rreth 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve për krimet e supozuara të luftës në Kosovë, në procesin gjyqësor që zhvillon Gjykata Speciale në Hagë. Më konkretisht, Gjykata i heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Kjo gjykatë – me gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë – është e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015, por funksionon në Holandë. Ajo...