Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kush ishte shënjestra e atentatit në Tiranë? Zbardhen detaje të reja, 2 autorët ikën me motor ‘Ducati’ drejt Elbasanit, por më pas u ‘zhdukën’
Motoçikleta tip “Ducati”, me të cilën autorët e larguan pasi qëlluan në drejtim të makinës “G Class”, mbrëmjen e së enjtes, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes të cilëve 2 të mitur, është larguar në drejtim të Elbasanit. Grupi hetimor ka mundur ta gjurmoj deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie. Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, ku 2 orë para saj u vra babai i Roan Brahimit, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre...