Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Kush ishte Herodoti, “babai i historisë”?
Historiani i lashtë grek, Herodoti, është një ndër më të famshmit në historinë e njerëzimit. Ai konsiderohet zakonisht si “Babai i Historisë”, dhe vlerësohet si personi i parë që shkroi një përshkrim të plotë dhe sistematik të çështjeve njerëzore. Vepra e tij kryesore “Historitë”, ishte një përshkrim i detajuar i luftërave greko-persiane që ndodhën në fillim të shekullit V-të Para Krishtit, dhe ishte hera e parë që një shkrimtar kishte realizuar ndonjëherë një studim aq sistematik dhe të plotë të së kaluarës apo ishte përpjekur të shpjegonte shkak-pasojën e ngjarjeve të saj. Pas Herodotit, analiza historike u bë një pjesë e pazëvendësueshme e jetës intelektuale dhe politike. Veprat pioniere të Herodotit në fushën e historisë janë studiuar prej shekujsh, dhe vazhdojnë të jenë me interes...