Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kush është Laurent Mekies, ish-ferraristi që pason Hornerin
Pas shumë muajsh debatesh, mëngjesin e së mërkurës, u konfirmua ajo që ishte përfolur për muaj të tërë, teksa Red Bulli vendosi të shkarkojë Kristian Hornerin. Vendin e tij në ekip do ta zërë Laurent Mekies, një klasik i “paddock”-ut me një karrierë të gjatë në botën e Formula 1. I trajnuar në ESTACA në Paris dhe në Universitetin Loughborough, ai e filloi karrierën e tij në Formula 3 dhe më pas si inxhinier motorësh në Asiatech. Ai shpejt do të bënte kapërcimin e madh në Formula 1 me ekipin Minardi, një markë klasike kur bëhet fjalë për fillimin e...