Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë, karriera në mjekësi dhe titujt shkencorë
Klodiana Spahiu propozohet nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për detyrën e Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në vijim të angazhimit për një shëndetësi më të aksesueshme dhe një mirëqenie sociale më të fortë. Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme” në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar nëfushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.Lexo edhe :Related Posts Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: ekokardiografi, PU-EKG, eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia “Agostino Gemeli”, Romë, Itali. Në 2003-2004 kreu studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Paraklinike....
Burimi:
vizionplus.tv