Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
👁6157
Aktualisht pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit, përveç Elbasanit, ka vijuar numërimi i votave për kandidatët për deputetë. Siç e dini, në votimet e së dielës, shqiptarët patën mundësinë të votonin për partinë dhe për emrin e kandidatit për deputet në pjesën e listës së hapur. Aktualisht në rang kombëtar, numrin më të lartë të votave e ka ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj. Kandidati socialist ka siguruar deri më tani 10,410 vota. Ai ndiqet nga një tjetër ish-kryebashkiak socialist që la detyrën për të garuar për deputet. Bëhet fjalë për Tërmet Peçin e Tepelenës i cili ka grumbulluar 8,335...