KUSH DO TA RRËZOJË TË VJETRËN?/ Haxhiu: Protesta ende nuk ka prodhuar liderin e ri

KUSH DO TA RRËZOJË TË VJETRËN?/ Haxhiu: Protesta ende nuk ka prodhuar liderin e ri

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar protestën qytetare kundër qeverisë, duke u ndalur te ndikimi i saj, por edhe te kufizimet që, sipas tij, ka një lëvizje proteste në raport me ndryshimin e pushtetit. Haxhiu kundërshton idenë se mungesa e një lideri është domosdoshmërisht një avantazh për protestën. Sipas tij, një lëvizje që synon të sjellë ndryshim politik duhet të prodhojë një ide dhe një përfaqësim të ri politik. Një prej pikave kryesore të analizës së tij është ndarja mes legjitimitetit moral dhe atij kushtetues. Sipas Haxhiut, protesta deri tani ka arritur të sfidojë legjitimitetin moral të qeverisë, duke shprehur pakënaqësinë e një pjese të konsiderueshme të shoqërisë. Por, sipas tij, legjitimiteti kushtetues i pushtetit nuk ndryshohet vetëm përmes protestave. “Te këto pika unë mendoj se kemi...