Kurti u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojne per Keshillin Kombetar Shqiptar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Zgjedhjet mbahen të dielën, më 8 nëntor. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se 37 mijë e 759 shqiptarë të regjistruar në Listën e Posaçme Zgjedhore kanë të drejtë vote. Katër lista me gjithsej 107 kandidatë garojnë për 29 vende në këtë institucion. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai ka folur edhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre kolektive. Kurti i ka ftuar qytetarët ta ushtrojnë lirshëm të drejtën demokratike të votës, sipas bindjes së tyre. Kjo, sipas tij, është për...
Burimi:
kohajone.com