Kurti takim të tensionuar me të dërguarën britanike, ngre zërin për dënimin e ish krerëve të UÇK
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me dënimet e dhëna në shkallën e parë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Gjatë takimit me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce, Kurti i cilësoi dënimet si të rënda dhe të padrejta, duke theksuar se procesi gjyqësor nuk ka përfunduar. “Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në apel të adresohen padrejtësitë dhe mangësitë e këtij aktgjykimi”, deklaroi Kurti. Sipas kryeministrit të Kosovës, gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në rajon, marrëdhëniet...
Burimi:
ntv.al