Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Kurti po tenton qeveri të brishtë”/ Analisti Bilalli: Kosovës i duhet një qeveri e fortë me 80 vota…
Pasi shumica e kryeministrit Albin Kurti është e brishtë dhe partitë e mëdha opozitare po rezistojnë, Parlamenti i Kosovës dështoi në seancën e tij të 20-të për konstituimin, teksa edhe qeveria ka hyrë në ngërç për formim. I ftuar në një intervistë televizive, analisti Lutfi Bilalli argumentoi për temat më të ‘nxehta’ të ditës atje. Por situata gjeopolitike nuk është shumë e favorshme edhe për Prishtinën, teksa Kurti ka pasur qasje jo shumë demokratike ndaj faktorit ndërkombëtar perëndimor dhe veçanërisht BE-së, në lidhje me dialogun me Serbinë, asociacionin apo Veriun e Kosovës. “Seanca dështoi dhe nuk ka vullnet, pra vullneti për zgjidhje nuk ekziston. Duket se nuk ka rrugëdalje tjetër, ka makinacione me parti të dytë. Ka nevojë edhe për ndërhyrje të ndërkombëtarëve, edhe pse...