Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kurti pas takimit me liderët politikë: Ofruam dy kompromise, por përgjegjësia për Kuvendin është e përbashkët
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e subjekteve politike që iu përgjigjën ftesës së tij për dialog, në përpjekje për të tejkaluar bllokimin politik që ka pasuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Në një deklaratë për mediat, Kurti theksoi se përgjegjësia për formimin e Qeverisë i takon Vetëvendosjes si partia më e votuar, por theksoi se ndërtimi i institucioneve, përfshirë Kuvendin, është një detyrë që bie mbi të gjitha forcat parlamentare. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka bërë të qartë se nuk është ajo që zgjidh përplasjet politike mes grupeve parlamentare. Gjykata ka kërkuar...