Kurti: Marrëveshja për presidentin qëndron, me gjithë kundërshtimin e 6 deputetëve të LDK-së
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja për presidentin me Lidhjen Demokratike të Kosovës qëndron, edhe pasi gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër nominimit të Bekim Sejdiut për president. Pas mbledhjes të Grupit Parlamentar të LVV-së, Kurti tha se të 53 deputetët mbështetën marrëveshjen me LDK-në, të bërë publike një ditë më parë. Megjithatë, njoftimi i kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se gjashtë deputetë të tij s’e përkrahin Sejdiun, sipas Kurtit kërkon që të ketë takime të reja. “Duhet të ritakohem me Abdixhikun edhe me kryesinë e LVV-së sepse situata ka ndryshuar krahasuar me takimin që kishim kur kishim 80 deputetë”, tha ai për gazetarët. Duke komentuar vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së, Kurti i akuzoi ata...
Burimi:
kohajone.com