Burimi:
Vizionplus.tv

Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet (DOKUMENTI)
👁11649
Albin Kurti ka dhënë dorëheqje nga posti i Kryeministrit. Kjo është bërë e ditur përmes një letre të cilën i ka drejtuar Sekretariati të Kuvendit të Kosovës. Kurti ka dhënë dorëheqje pak orë para betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës. Kurti qëndroi si kryeministër i Kosovës deri më sot, teksa pritet që në seancën e sotme të votohet edhe Kryetari i Kuvendit e ndoshta edhe qeveria e re e Kosovës./vizionplus.tv