Kurti: Inteligjenca artificiale mund ta bëjë Kosovën më të dukshme për turistët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur konferencën “RE: TOURISM – Inteligjenca Artificiale në promovimin e turizmit në Kosovë”, ku ka folur për potencialin turistik të vendit dhe rolin që mund të luajë teknologjia në promovimin e tij ndërkombëtar. Në fjalën e tij, Kurti ka theksuar se Kosova ka një trashëgimi të pasur historike e kulturore, si dhe pasuri natyrore, që sipas tij meritojnë të njihen më gjerësisht përtej kufijve të vendit. Ai ka përmendur Bjeshkët e Nemuna dhe Sharrin, kalatë dhe monumentet, si dhe traditat, gastronominë dhe mikpritjen si pjesë të potencialit turistik të Kosovës. Duke folur për zhvillimet teknologjike, Kurti ka thënë se në një kohë kur digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë mënyrën e informimit dhe komunikimit, këto mjete duhet të shfrytëzohen...
Burimi:
kultplus.com