Kursi UEFA C për zonën e Fierit nis më 1 shtator, FSHF hap regjistrimet

Kursi UEFA C për zonën e Fierit nis më 1 shtator, FSHF hap regjistrimet

Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e ri të kursit të trajningut UEFA C në zonën e Fierit, i cili do të nisë më 1 shtator. Kursi do të jetë i ndarë në 3 blloqe, konkretisht në datat 01–03 shtator, 06–08 tetor dhe 08–11 dhjetor. Përgjatë këtyre datave, kursantët do të kenë mundësi të marrin njohuri teorike dhe praktike nga specialistët e Departamentit të Edukimit në FSHF. Në këtë kurs mund të marrin pjesë ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë fushë. Për...